Receta

Tavë me speca dhe oriz nga zonja Albana

13 Dhjetor 2024, 10:57| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 11:01

  • Share

Tavë me speca dhe oriz

Përbërësit:

  • 800 gr speca
  • 200 gr oriz
  • 1 qepë e thatë
  • 2 kunguj
  • 1 karotë
  • 3 lgj salcë domate
  • 1 Iç kripë
  • 1 Ik piper i zi
  • 1 Ik piper i kuq
  • 1 Iç rigon
  • Nenexhik

Përgatitja:

Qepën e grirë imët e kaurdisim me pak vaj ulliri, duke shtuar dhe karotën. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas kaurdisjes shtojmë salcën, kungujt dhe specat e prerë mesatarisht. Rregullojmë shijen me kripë e erëza duke shtuar dhe pak ujë të ngrohtë. Tavën me speca e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?