Tavë me zarzavate
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 3 karota
- 2 speca të kuq
- 2 speca jeshil
- 1 degë selino
- 1 presh (pjesa e bardhë)
- 2 kungulleshka
- 2 patate
- 2 domate të pjekura
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- 4-5 thelpinj hudhër
- 2 lugë supe uthull
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi, rigon
Përgatitja:
Fillimisht lajmë të gjitha zarzavatet mirë dhe më pas i kullojmë dhe i presim në kubikë apo forma të rregullta. I vendosim në një tavë mesatare, shtojmë kripën, piperin, majdanozin, rigonin, domatet e prera në copa të mëdha dhe i përziejmë mirë me dy lugë. U hedhim përsipër vajin e ullirit dhe e vendosim tavën në furrë të ngrohur, në temperaturë 250 gradë për 30 minuta. Në 15 minutat e para i mbulojmë zarzavatet me një letër alumini, ndërsa 15 minutat e tjera i lëmë të piqen të zbuluara dhe të marrin një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.
Komente
