Tavë në shtrat pureje me mish pule

14 Nëntor 2022, 09:52| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 09:53

  • Share

Tavë në shtrat pureje me mish pule

Përbërësit:

  • 4 patate
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lgj djathë kaçkavall
  • Qumësht sa të marrë pureja
  • 2 gjoks pule
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 qepë
  • 2 lgj salcë
  • 4 lgj djathë pice
  • ½ tufë majdanoz
  • Koncentrat perimesh
  • Piper i zi, piper i kuq
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Pasi i kemi larë mirë vendosim patatet të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i qërojmë dhe realizojmë purenë duke shtuar gjalpë dhe qumësht, në fund shtojmë dhe pak djathë të grirë kaçkavall dhe arrë moskat. E vendosim purenë e patateve në një tavë duke e niveluar mirë.

Në një tigan kaurdisim qepën e grirë imët, sapo qepa të zbutet shtojmë mishin e pulës të prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë, më pas shtojmë specat, salcën e domates dhe bimët aromatike. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Këtë masë e vendosim në tavë mbi shtresën e puresë. E nivelojmë mirë duke e spërkatur të gjithë sipërfaqen me djathë pice. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?