Tavë ricikluese me bukë nga zonja Albana

4 Tetor 2022, 10:53| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 13:08

  • Share

Tavë ricikluese me bukë

Përbërësit:

  • 1 bukë masive për tost
  • 5 vezë
  • 500 gr kos
  • 1 lgj miell
  • 1 lc fryrës
  • 200 gr djathë
  • 200 gr proshutë / sallam
  • 1 lgj gjalpë

Përgatitja:

Fetat e bukës i vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. Vendosim djathë të grirë dhe feta proshute. Rrahim vezët me kosin, shtojmë miellin dhe fryrësin. Masën kremoze e hedhim në tavë mbi fetët e bukës. E mbulojmë sipërfaqen me pak djathë të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celisus për 25 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?