Tavë ricikluese me bukë, vezë dhe kos nga zonja Albana

19 Prill 2023, 11:32| Përditesimi: 19 Prill 2023, 11:34

  • Share

Tavë ricikluese me bukë, vezë dhe kos

Përbërësit:

  • 5 feta bukë
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 5 vezë
  • 5 lgj kos
  • 150 gr djathë  
  • Kremviçe e tymosur FIX
  • Gjalpë i freskët

Përgatitja:

Bukët i presim në kubikë, i marinojmë me kripë e piper dhe i vendosim në furrë me pak gjalpë. Në një enë shtojmë vezët e rrahura me kosin dhe pluhurin pjekës. Shtojmë pak djathë të butë. I përziejmë dhe i shtrojmë të gjithë bashkë në një tavë. E spërkasim në fund me djathë dhe gjalpë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?