Receta

Tavë spinaqi me beshamel nga zonja Albana

2 Tetor, 11:51| Përditesimi: 2 Tetor, 11:54

  • Share

Tavë spinaqi me beshamel

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq i freskët
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 50 gr gjalpë
  • 3 lugë gjelle miell
  • 700 ml qumësht i ngrohtë
  • 1 lugë çaji arrëmyshk
  • 150 gr djathë kaçkavall
  • 50 gr djathë i bardhë i thërrmuar
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë spinaqin mirë, heqim kërcejtë e fortë dhe e kaurdisim në një tigan me vaj ulliri, qepë dhe hudhër derisa të ulet vëllimi dhe të avullojë uji i tepërt. Shtojmë pak kripë e piper. Në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë qumështin ngadalë duke e përzier vazhdimisht me tel dore që të mos krijohen kokrriza. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak arrëmyshk. E lëmë të trashet derisa të bëhet një salcë kremoze. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, shtrojmë spinaqin e kaurdisur dhe më pas beshamelin. Sipër hedhim djathin e grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 25–30 minuta, derisa të krijojë një kore të artë sipër.

Këshilla nga Albana:  Mund t’i shtosh edhe pak krem pana në beshamel për shije më të pasur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?