Tavë spinaqi me beshamel
Përbërësit:
- 1 kg spinaq i freskët
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 50 gr gjalpë
- 3 lugë gjelle miell
- 700 ml qumësht i ngrohtë
- 1 lugë çaji arrëmyshk
- 150 gr djathë kaçkavall
- 50 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë spinaqin mirë, heqim kërcejtë e fortë dhe e kaurdisim në një tigan me vaj ulliri, qepë dhe hudhër derisa të ulet vëllimi dhe të avullojë uji i tepërt. Shtojmë pak kripë e piper. Në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë qumështin ngadalë duke e përzier vazhdimisht me tel dore që të mos krijohen kokrriza. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak arrëmyshk. E lëmë të trashet derisa të bëhet një salcë kremoze. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, shtrojmë spinaqin e kaurdisur dhe më pas beshamelin. Sipër hedhim djathin e grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 25–30 minuta, derisa të krijojë një kore të artë sipër.
Këshilla nga Albana: Mund t’i shtosh edhe pak krem pana në beshamel për shije më të pasur.
Komente
