Tavë spinaqi me beshamel
Përbërësit:
- 500 gr spinaq
- 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 2 thelpinj hudhër (opsionale)
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Për salcën beshamel:
- 2 lugë gjalpë
- 2 lugë miell
- 500 ml qumësht
- Pak arrëmoskat
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Lajmë mirë spinaqin dhe e ziejmë për 5 minuta derisa të zbutet. E kullojmë dhe shtrydhim ujin. Në një tigan skuqim hudhrën në pak vaj ose gjalpë, më pas shtojmë spinaqin, kripën dhe piperin. Vijojmë me kaurdisjen për pak minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin, në një tenxhere shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e përziejmë për 1-2 minuta në zjarr të ulët. Shtojmë më pas qumështin ngadalë duke e përzier vazhdimisht që të mos formohen kokrriza. E lëmë të vlojë derisa të trashet pak. Shtojmë pak kripë, piper dhe arrë moskat në fund. Përziejmë spinaqin me salcën beshamel dhe e shtrojmë në një tavë. Nëse dëshirojmë, shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë sipër dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta në 200°C derisa të marrë një ngjyrë të artë.
Komente
