Receta

Tavë verore me perime dhe kos nga zonja Albana

22 Korrik, 11:09| Përditesimi: 22 Korrik, 11:10

  • Share

Tavë verore me perime dhe kos

Përbërësit:

  • 2 kunguj mesatarë
  • 1 patëllxhan i madh
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 2-3 domate të pjekura
  • 1 qepë e madhe
  • 2 thelpinj hudhër
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Rigon ose majdanoz i freskët

Për salcën me kos:

  • 1 gotë kos i trashë
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle miell
  • Pak kripë
  • Pak djathë i bardhë (opsionale)

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim patëllxhanët në feta të holla. I vendosim në ujë me kripë për 15 minuta për të larguar hidhësinë. Presim kungullin, specat, domatet dhe qepën në feta ose kubikë mesatarë. Kaurdisim lehtë qepën me hudhrën në vaj ulliri derisa të zbuten, më pas shtojmë specat dhe kungujt. Pas 5-7 minutash shtojmë patëllxhanin dhe domatet. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe i lëmë të gatuhen për 10 minuta në zjarr të mesëm, duke i përzier herë pas here. Perimet e gatuara i shtrojmë në një tavë balte ose qelqi. Përgatitim salcën me kos duke rrahur në një enë kosin me vezën, miellin dhe pak kripë. Shtojmë pak nga lëngu i perimeve nëse është e nevojshme që të hollohet. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë të bardhë të thërrmuar për shije më të plotë. Hedhim salcën mbi perimet në tavë, duke e përhapur njëtrajtshëm. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta, derisa të marrë një kore të artë sipër.

Këshilla nga Albana: Mund të shtosh edhe karotë ose patate të prera hollë. Shkon shumë me bukë misri ose bukë të thekur. Shërbehet e ngrohtë ose edhe e ftohtë – shija bëhet edhe më e mirë të nesërmen!

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?