Tavë verore me speca, patëllxhanë dhe domate të mbushura nga zonja Albana

9 Qershor 2023, 11:58| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 12:08

  • Share

Perime verore të mbushura me oriz pa mish

Përbërësit:

  • 3 speca për mbushje
  • 2 domate të mëdha
  • 1 patëllxhan
  • 1 qepë e grirë
  • 3 qepë të njoma
  • 1 domate në kubikë
  • 1 thelpi hudhër
  • 200 gr oriz
  • 200 ml ujë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, nenexhik
  • Majdanoz, koper

Për salcën:

  • 1 lgj salcë koncentrat
  • 200 ml uje
  • 1-2 patate
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë perimet për t’i bërë gati për mbushjen. Pjesën e brendshme të domateve e grijmë në rende dhe së bashku me tulin e patëllxhanëve e kalojmë në një blender duke e kthyer në salcë. Kaurdisim qepët e grira imët, shtojmë salcën me domate dhe patëllxhanë, hudhrën dhe orizin. I kaurdisim për pak minuta dhe më pas shtojmë pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Me masën e përgatitur mbushim specat, domatet, patëllxhanin dhe i vendosim në një tavë. Hollojmë një lugë salcë të koncentruar me një gotë ujë, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe e hedhim në tavën me perime të mbushura. Në qendër vendosim dhe një patate të prerë. E vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?