Tavë verore
Përbërësit:
- 2 qepë
- 3 domate
- ½ lgj salcë domate
- 2 speca
- 2 kunguj
- 1 dorë bamje
- 2-3 patëllxhanë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 filxhan vaj
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Skuqim patëllxhanët, shtojmë bamjet, dhe i largojmë në një letër kuzhne. Në një enë tjetër, shtojmë pak vaj, kaurdisim qepën, dhe më pas domatet. Shtojmë të gjitha erëzat sikurse edhe hudhrën, i lëmë të ziejnë pak dhe i bashkojmë me të gjitha perimet në një tenxhere. I lëmë dy minuta derisa të unfikohen shijet, i shtojmë në një tavë për pjekje në 180 gradë për 35 minuta. Më pas e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.
Komento