Tavë vjeshtore me perime të stinës për 5 minuta nga zonja Albana

10 Tetor 2022, 11:08| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 11:42

  • Share

Tavë vjeshtore me perime

Përbërësit:

  • 2 kunguj
  • 2 patëllxhanë
  • 2 patate
  • 2 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3 speca
  • 2 karrota
  • 2 domate
  • 1 spec djegës
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës  

Përgatitja:

Presim të gjitha perimet në kubikë mesatare dhe i vendosim në një tas të madh ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. I trazojmë mirë dhe më pas i vendosim perimet në një tavë balte duke shtuar pak ujë. E mbulojmë tavën me një letër pjekje të lagur dhe e vendosim në furrë në temperaturën 150 gradë duke i lenë perimet të gatuhen në proces termik. Në minutat e fundit e largojmë letrën e pjekjes dhe i lëmë perimet të marrin një ngjyrë të lehtë në sipërfaqe.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?