Këngëtarja Taylor Swift dhe Travis Kelce

VIP & Spektakël

Taylor Swift thotë 'po'! Këngëtarja dhe Travis Kelce fejohen pas 2 vitesh lidhje, çifti publikon foto nga propozimi

26 Gusht, 20:09| Përditesimi: 26 Gusht, 20:24

  • Share

Këngëtarja Taylor Swift dhe Travis Kelce janë fejuar pas dy vitesh lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar vet këngëtarja e cila ka postuar disa foto në Instagram.

Swift dhe Kelce postuan disa fotografi ku sportisti shihet duke u gjunjëzuar në një kopsht me lule për t’i propozuar këngëtares me një unazë fejese.

Swift ndau gjithashtu një foto të afërt të unazës së saj, e cila përmban një diamant.

Ky moment vjen pas rreth dy vitesh lidhjeje mes tyre, të cilët shpesh janë kapur nga aparatet e fotografëve, por gjithmonë kanë ruajtur një pjesë të jetës private larg vëmendjes së publikut.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?