Këngëtarja Taylor Swift

Taylor Swift lë pas Rihannën, shpallet këngëtarja më e pasur në botë

8 Tetor, 09:00| Përditesimi: 8 Tetor, 09:45

  • Share

Taylor Swift është shpallur këngëtarja më e pasur femër në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 1.6 miliardë dollarësh.

Sipas mediave të huaja, në fillim të muajit prill, Swift u shfaq në listën vjetore të miliarderëve të Forbes për herë të parë dhe më 5 tetor, revista përditësoi shifrat e pasurisë së saj duke përfshirë të ardhurat nga turneu i saj “Eras” dhe shitjet e të drejtave të muzikës.

Sipas raportit, Taylor Swift tani kryeson listën e muzikantëve më të pasura femra duke ia kaluar edhe këngëtares Rihanna, e cila thuhet se ka një pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?