Debati më i pritur i fushatës presidenciale amerikane në fund ishte vetëm një prolog për ngjarjen e mbrëmjes: mbështetja e Taylor Swift për Kamala Harris. Pas muajsh heshtjeje dhe thashethemesh, ylli global i popit shpalli mbështetjen e saj për kandidaten demokrate. Ajo e bëri këtë me një postim të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, e ndjekur nga 283 milionë ndjekës, së bashku me një foto ku shfaqet me një nga tre macet e saj. Krahas fotos ylli i popit shkroi: “Zonja pa fëmijë me mace”.
“Zonja me mace”
Një goditje e rëndë për zëvendësin e Donald Trump, senatorin e Ohajos JD Vance, sipas të cilit “gratë pa fëmijë janë thjesht zonja me mace që nuk duhet të kenë të drejtë vote”, si dhe për Trump, i cili mori lajmin për mbështetjen e këngëtares nga stafi i tij teksa po shkonte në skenë për t’u takuar me gazetarët pas debatit televiziv me Harris.
Koha e përsosur e yllit
Swfit ka shitur më shumë se 200 milionë disqe dhe ka dominuar listat e Billboard, deri në thyerjen e rekordeve të Whitney Houston dhe Elvis Presley. Të gjithë prisnin mbështetjen e saj, por askush nuk e priste në natën e debatit. Kështu, ndërsa të gjitha mediat ishin gati për të komentuar përballjen mes të dy kandidatëve, njoftimi i Swift trazoi redaksitë dhe shtyu shumë gazetarë të ngriheshin nga karriget për të kapur celularin dhe për të kërkuar në llogarinë e këngëtares në Instagram. Aty gjetën mesazhin që prej muajsh demokratët e prisnin dhe republikanët e kishin frikë. “Si shumë prej jush,” – shkruajti Swift – “kam ndjekur debatin sonte. Unë do të votoj për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale 2024.”
Një milion pëlqime për tre minuta
Vetëm pas tre minutash nga publikimi i postimit, Swfit kishte tashmë më shumë se një milion pëlqime.
Taylor Swift me mace, postimi në mbështetje të Kamala Harris
Manifesti mes qetësisë dhe kaosit
Por ylli i popit shkoi më tej, duke shkruar një manifest të shkurtër që do të përmendet shumë herë në javët e ardhshme. “Do të votoj për kamalaharris sepse ajo lufton për të drejtat dhe çështjet në të cilat besoj, të cilat kanë nevojë për një luftëtare që t’i mbështesë. Mendoj se ajo (Harris) është e qëndrueshme, është një udhëheqëse dhe besoj se mund të bëjmë shumë më tepër në këtë vend nëse do të udhëhiqemi nga qetësia dhe jo nga kaosi. Jam shumë e gëzuar dhe e impresionuar nga zgjedhja e saj për të emëruar si shoqërues Tim Walz, i cili është pozicionuar në mbrojtje të të drejtave të LGBTQ+, fekondimit in vitro dhe të drejtave të grave për të vendosur për trupin e tyre”.
Një nga zëdhënëset e fushatës së Trump e hodhi poshtë mbështetjen me fjalë të ashpra: “Një provë tjetër,” – tha Karoline Leavitt – “se Partia Demokratike është bërë partia e elitës së pasur”. Kështu mund të jetë, por gjatë kohës që u shkrua historia dhe u arrit në këtë pikë, pëlqimet në postimin e yllit të popit, që premtoi të publikojë linke për të lehtësuar regjistrimin për votim, e tejkaluan shifrën e tre milionë pëlqimeve. Në vetëm 57 minuta.
Një nga zëdhënësit e fushatës së Trump e hodhi poshtë miratimin me fjalë të mbushura me helm: "Një tjetër provë - tha Karoline Leavitt - se Partia Demokratike është bërë partia e elitës së pasur".