Taylor Swift

VIP & Spektakël

Taylor Swift shpallet personi i vitit 2023 nga prestigjozia 'Time'

6 Dhjetor 2023, 15:51| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 15:52

  • Share

Ylli amerikan i popit, Taylor Swift është shpallur personi i vitit për vitin 2023 nga revista amerikane “Time”.

“Pjesa më e madhe e asaj që Swift arriti në 2023 është e pamatshme. Ajo premtoi t’u japë vlerë ëndrrave, ndjenjave dhe përvojave të njerëzve, veçanërisht grave që ndihen të neglizhuara dhe sistematikisht të nënvlerësuara", tha drejtori i Time, Sam Jacobs.

Kujtojmë që këtë vit, Taylor Swift publikoi versionet e riregjistruara të ‘Speak Now’ dhe ‘1989’, pjesë e një projekti shumëvjeçar për të rifituar pronësinë e punës së saj.

E gjitha varet nga mënyra se si e trajtoni humbjen“, tha Swift.

Unë i përgjigjem dhimbjes ekstreme me sfidë. Imagjinoni që Picasso të pikturojë diçka që ka pikturuar disa vite më parë, pastaj ta rikrijojë me ngjyrat e sotme”, tha Lucian Grainge, CEO i kompanisë që zotëron labelin diskografik të Swift.

 

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?