Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna ka sot ditëlindjen! Ajo mbush 26 vjeç.
Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, ka lindur më 14 dhjetor të vitit 1996 në Prizren.
Ndërkohë, së fundmi, reperja ka publikuar një postim në rrjete sociale, ku falënderon të gjithë fansat e saj.
“Faleminderit të gjithë fansave të mi që më dhurojnë dashuri çdo ditë të jetës time”, shkroi si fillim Tayna.
“E vlerësoj shumë. Ju jeni dhurata më e mirë për mua”, vijoi reperja.
Komento