Tayna dhe Merita Halili

VIP & Spektakël

Tayna??? Kush është kjo, nuk e njoh! Ja ç'thotë Merita Halili për këngëtaren

16 Korrik 2019, 14:39| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 14:49

  • Share

Sapo përmendim muzikën popullore të Shqipërisë së mesme, në mendje na vjen e madhja Merita Halili, e cila prej 23 vjetësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithnjë duke u rikthyer me koncerte në gjurmët shqiptare. E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, këngëtarja është “ngacmuar” përgjatë bisedës edhe për këngëtaret e reja të skenës shqiptare të cilat janë të zhanreve të ndryshëm nga Halili. Një ndër to është edhe Tayna për të cilën Merita Halili është habitur kur e ka dëgjuar si emër pasi nuk e njihte e në këtë formë nuk mund të japë një opinion për të.

"Nuk e njoh dhe nuk mund të jap një opinion. Të më fali goca, mund të jetë shumë e talentuar, por ngaqë kam 23 vjet në Amerikë, nuk e kam ndjekur.", tha Merita Halili në studion e "Rreze dielli"

Merita Halili në studion e "Rreze Dielli"

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taku: 17/07/2019 08:34

    Kam time moter ne New Jersey,dhe ishte 8 Marsi,kushin ftuar Merita Halilin.. komplet kenge xhixhile moj xhixhike,dhe lule te bukra ka Tirona.. nejse kengetare kot ne nje vryme i bie kenget e 80.. pjatalarese punojne andej le ca ben kot kjo,po kur thote femijet nuk doja ti coja ne kopesjh,i mbaja vete .. po ku te del te cosh femijet ne kopesht andej o Merita 700$ Java.. na i permende 100 here, jam ne Amerike jam ne Amerike.. vene andej merohen pune nate dite..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?