Tayna

Tayna publikon projektin e ri! Bie viktimë e ish-menaxherit të saj

11 Qershor, 15:12| Përditesimi: 11 Qershor, 15:17

  • Share

Këngëtarja Tayna është rikthyer pas një kohe të gjatë me një projekt të ri muzikor të titulluar ‘Si ai’. Mirëpo pas disa orësh kënga u zhduk nga Youtube.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka deklaruar bëhet fjalë për një konflikt me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin, më të cilin këmgëtarja shkruan po përballet tek drejtësia. ‘‘Unë, për mua jam e Para!

"Për vite kam punuar shumë në cdo disponim te mundshëm, në cdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kan shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “ shpi “. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.

Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka.

Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MADHE…

I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë! Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!”, shkruan këgëtarja në Instagram.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?