Kompania “TBS 96”, me një eksperiencë 30-vjeçare në fushën e broadcasting, telekomunikacionit dhe cyber intelligence solutions, organizoi këtë vit në Tiranë për të 9-tin vit panairin tashmë të kthyer në një traditë, me pjesëmarrjen e 34 kompanive lider në fushat përkatëse.
Secila nga kompanitë pjesëmarrëse prezantoi produktet me teknologjitë e avancuara inovative dhe bashkëkohore.
Panairi u organizua në 2 holle të veçanta, një për pjesëmarrësit e telekomunikacionit dhe broadcasting, ndërsa holli tjetër për zgjidhjet inteligjente të cyber security.
Për herë të parë u transmetua një demo live për transmetimet “DAB”, Digital Audio Broadcasting, me kanalet e radiove si më poshtë: Radio Klan, Radio Sol, Radio NRG etj.
Vlen të theksohet se gjatë eventit u zhvilluan diskutime të nivelit të lartë teknik ndërmjet inxhinierëve të radiotelevizioneve, stafit teknik të “TBS 96” dhe përfaqësuesve të kompanive pjesëmarrëse.
Gjithashtu pjesëmarrja në panair ishte shumë e madhe, përfshirë grupet e interesit, si dhe studentët e degëve elektronikë/telekomunikacion të disa nga universiteteve të Tiranës./KLAN
Komente
