Samir Mane

TBU inauguron godinën e re, Samir Mane: Një rifillim drejt sfidave të reja!

11 Qershor, 12:31| Përditesimi: 11 Qershor, 13:40

  • Share

Tirana Business University inauguroi zyrtarisht godinën e re, në një nga zonat e reja më dinamike të biznesit në kryeqytet. E ndodhur pranë Tirana East Gate dhe një strukturë gjashtë katëshe, një hapësirë krejtësisht bashkëkohore, komode e frymëzuese është në dispozicion tashmë të studentëve dhe stafit pedagogjik.

Ceremonia e inaugurimit mblodhi mbrëmjen e së hënës, studentë, alumni, akademikë, pedagogë, biznesmenë, partnerë të Universitetit si dhe përfaqësues nga Grupi BALFIN, apo nga institucione të ndryshme shtetërore.

Për të inauguruar mjediset e reja ishte i pranishëm edhe Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, i cili, në fjalën e tij u shpreh: “Me këtë godinë të re do kemi edhe zhvillime të reja, degë të reja, IT, Turizëm. Besoj se Real Estate do jetë një nga fushat, e cila mund të furnizohet më tepër nga profesionistë që dalin nga degët e Universitetit, pasi aty kemi shumë nevojë. Shpresoj që ky të jetë një rifillim i ri i TBU drejt sfidave të reja.”

Z. Mane dha dhe një lajm të ri lidhur me zhvillimet e biznesit të Grupit BALFIN, kur njoftoi se brenda pak muajsh, Grupi do të debutojë në një treg të ri në Evropë, duke shënuar kështu praninë e tij në shtetin e 12-të, ku Grupi bën biznes, konkretisht në Moldavi me kompaninë Jumbo.

“Po operojmë në 11 vende të botës, 12 shumë shpejt. Për këtë na duhen njerëz, njerëz që menaxhojnë, udhëheqin Grupin, të bashkëpunojnë me ne për të rritur Grupin BALFIN, por edhe aftësitë e tyre. – theksoi z. Mane.


Administratori i TBU, Dr. Altin Sholla, shpalosi ato që janë vizioni dhe misioni i TBU: ‘’Ne kemi ardhur këtu me një mision të qartë, të ndërtojmë një universitet cilësor të së ardhmes, të zhvillojmë vlerat ku djemtë dhe vajzat e këtij vendi, të shkëlqejnë dhe të ndërtojnë karrierën dhe të ardhmen e tyre, në Shqipëri, ose në çdo vend të rajonit dhe më gjerë, ku ne jemi prezent. Meqenëse dhe Grupi BALFIN është një korporatë ndërkombëtare, dhe rruga jonë në mënyrë të pashmangshme është ajo e ndërkombëtarizimit, proces qe do të nisë menjëherë dhe në mënyrë te pandalshme me të gjitha kapacitetet tona. 

Ai përfitoi nga rasti për të lançuar disa nisma të afërta të rëndësishme: 

‘’Një Master Ekzekutiv, që do ta kthejë TBU një qendër biznesi Rajonale, ku profesionistët më të mirë të rajonit, do të të kualifikohen nga ekspertët më të mirë lokale dhe ndërkombëtarë dhe një program të ri në Turizëm, në bashkëpunim me një universitet prestigjoz, që do të përgatisë më në fund, profesionistë të kualifikuar për sektorin e turizmit në Shqipëri, që po njeh një zhvillim të paprecedentë. Gjithashtu do të kemi një Vocational School, një program trajnimi dedikuar  nevojave te biznesit në sektorë të ndryshem si Retail, Real Estate, Turizëm, IT, etj, program qe po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri nga ekspertët më të mirë’. 


Në fjalën  e saj, Rektorja e TBU, Prof. Dr. Vasilika Kume u shpreh se objektivi kryesor i TBU është t'i ofrojmë si studentëve ashtu edhe stafit një mjedis universitar ku ata mund të diskutojnë lirshëm dhe të shpalosin idetë tyre.

“Ne synojmë ti jemi besnik motos tone ‘Ku studimi sjell punësim’; te realizojmë misionin qe i kemi vene vetes, të krijojmë një institucion ku çdo individ do të ndihet i vlerësuar dhe krenar që është anëtar i tij. Duke bashkuar forcat dhe zemrat tona, ne synojmë të krijojmë një universitet jo publik, model për vendin dhe rajonin. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet diferencimit ne cilësi, qe konsiston ne kujdesin ndaj studentit dhe stafit’’.

Takimi u përshëndet dhe ngha zv. Ministrja e Ekonomisë, znj. Olta Manjani, si dhe nga Drejtoresha Ekzekutive e Junior Achievement Albania, Blerina Guga.

E themeluar ne 2010 dhe me 11 breza te diplomuar, në vitin 2023, Grupi BALFIN u bë aksioneri kryesor dhe mori administrimin e Tirana Business University, duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të tij, për sa i takon rritjes së standardeve, cilësisë, kërkimit shkencor dhe investimeve në infrastrukturë. Mbi 86% e studenteve te ketij Universiteti punësohen gjate ose menjëherë pas diplomimit.

S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?