Policia ka finalizuar tre operacione në 24 orët e fundit për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Itali dhe Suedi. Këto operacione janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet homologe të rrjetit ENFAST dhe kanë rezultuar në arrestimin e tre individëve të kërkuar për krime të rrezikshme.
Dy prej të arrestuarve që kërkohen në Ital, Ylli Zherri dhe Lumnije Freskina, akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa i kërkuari në Suedi, Ahmad Farran akuzohet për kanosje serioze për vrasje
Operacionet janë realizuar në kuadër të një koordinimi të ngushtë me policinë italiane dhe suedeze, duke mundësuar kapjen e këtyre personave dhe nisjen e procedurave të ekstradimit për secilin prej tyre.
'-Y. Zh. alias Y. Gj., 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-L. F alias L. D., 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-A. F., 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale "Kanosja serioze për vrasje".', njofton policia.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet e Italisë dhe Suedisë për të përfunduar procesin e ekstradimit të këtyre personave.