TIRANË-Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit 'Asgjë nuk harrohet', Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Luftar Reçi e Indrit Rusi.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se janë lënë në burg Viktor Ymeri e Indrit Rusi, të arrestuar pak ditë më parë, si edhe Emiljano Shullazi dhe Luftar Reçi, të cilët ndodhen aktualisht në burg.
Dy ditë më parë SPAK zbardhi dy ngjarjet e bujshme të 2005 ku me një diferencë prej 24 orësh u vranë Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliu. Për këto dy vrasje të akuzuarit kryesor janë Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe anëtarët e bandave të tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, ndërsa SPAK po i trajton të dy vrasjet në një dosje të vetme, duke akuzuar Lul Berishën dhe Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, i cili shoqëronte Lamajn në ashensor.
I penduari Luftar Reçi ka dëshmuar se si u përgatit e gjithë ngjarja e ekzekutimit në makinë të Klodjan Saliut në aksin Durrës-Tiranë nga Lul Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar dhe Indrit Rusi. Ndërsa ka treguar se Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn, ndërsa sipas dëshmisë se të penduarit Luftar Reçi ka qenë Viktor Ymeri, i cili nga burgu ka gjetur personin në llogari të Shullazit që do të kryente këtë ekzekutim.
Ngjarjet e rënda kanë ndodhur në datat 26 shkurt dhe 27 shkurt të vitit 2005, pa kaluar as 24 orë.
Po provat ku i kan prokurori qe ben arestimet. Ketu ka vetem fjale kunder fjale.
PërgjigjuKetu eshte me dyshime vlla ska prova konkrete... Cuditerisht shqepesh ne burg me keto lloj organesh kopetente qe kemi...
Shullaz sa nona kan qar dhe vazhdojn te jene me sy te lagur. A ja vlejti per gjith ato vrasje qe ke ber.
Përgjigju