Tre persona janë proceduar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për organizimin e lojërave të palejuara të fatit dhe mashtrim. Sipas policisë, dy persona të moshës 28 dhe 47-vjeçare, u proceduan nga policia, pasi në lokalet e tyre ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. N., 27 vjeç dhe A. L., 47 vjeç, pasi në lokalet në administrim nga ana e tyre janë konstatuar materiale të ndryshme të dyshuara për organizimin e lojërave të palejuara të fatit. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i 2 aparateve celular”, thuhet në njoftim.
Ndërsa një 43-vjeçar, është vënë në hetim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pasi dyshohet se përmes mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 40-vjeçareje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Ll., 43 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 40-vjeçareje”, njoftoi Policia e Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme
Komente
