Të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash, burime për Report Tv: Koka e grupit kriminal dyshohet se është Ervin Mata

21 Nëntor 2023, 17:42| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 18:05

  • Share

SPAK zbardhi sot akuzat për 11 personat që vepronin si grup i strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe ish nëndrejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Për 10 prej tyre u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, për Jonida Babameta, oficere e drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, detyrim paraqitje. SPAK thotë se masa “arrest me burg” është dhënë për Ismail Zenelin; Bujar Ajeti; Dedian Gjoni, shef i krimeve në komisariatin nr.6, Erzen Breçani, ish nëndrejtori i policisë Tiranë; Besmir Muratin; Artan Sulejmanin; Albert Prengës; Bujar Grabovas; Erald Breçanin dhe Ervin Matën.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi e ftuar në “Studio Live” në Report TV me Arbër Hitajn ka deklaruar se koka e grupit kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine në vende të Evropës dhe kryesisht nga vende të Amerikës Latine që nga viti 2021, dyshohet se është Ervin Mata.

 “Aktiviteti i tyre kriminal ka vijuar deri ditët e fundit. Koka e grupit dyshohet se është Ervin Mata”, tha Banushi.

Urdhri për arrestin me burg është ekzekutuar vetëm për Erzen Breçanin, Besmir Muratin, Dedian Gjonin dhe Bujar Ajetin nga 11 që janë në total. Disa prej të kërkuave sipas gazetares Banushi dyshohet se ndodhen në Spanjë ku dhe ushtrojnë aktivitetin.

“4 prej personave për të cilët është vendosur masa e sigurisë dyshohet se ndodhen në Spanjë. Sipas SPAK dhe aktivitetin e tyre e kanë jashtë Shqipërisë. Po zhvillohet dhe një operacion paralel në vendet ku ata dyshohet se janë”, u shpreh gazetarja.

“Zyrtarja e policisë kufitare më herët ka punuar te Interpolit. Aktiviteti i saj lidhjet me faktin që ajo ishte pjesë e strukturës së Interpol duke dhënë informacione për dy persona, për ekzekutimin e tyre. Vëllezërit kanë pasur konflikt me grupin në fjalë. Ndodhen në Britani. Ajo ka dhënë informacione për vendndodhjen e tyre”, shtoi ajo.

Sipas SPAK, gjatë ekzekutimit të vendimeve, është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare, automjete, telefona dhe armë zjarri. Konflikti për trafikun i drogës jashtë vendit, ka sjellë edhe tentativën për të kryer vrasje. Hetimet për këtë grup, janë kryer në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • launi: 22/11/2023 10:26

    Sekuestroani pallatin gjigand miliona euro tek ish ekspozita qe po e ben ky kok tuli. Vetem keshtu behet shteti duke i prere burimet ekonomike bandave te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?