3 ndërtesa 4 katëshe biznesi, një sipërfaqe truall 77 m2, një apartament me sipërfaqe 67 m2, si dhe dy makina, të sekuestruar në vitin 2020 nga Operacioni Forca e Ligjit, pasuri të vendosura me të ardhurat nga krimi, i kanë kaluar përfundimisht shtetit. Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për konfiskim e pasurisë së Gazmir Kosiqit, 62-vjeç.
Konkretisht GJKKO ka konfiskuar:
Një ndërtesë 4-katëshe biznesi, me sipërfaqe totale 332,3 m2, me Nr. Pasurie {...}, Z.K {...}, e ndodhur në {...}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 16.02.2016 bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016. Ky objekt ka 2 kate shërbime dhe 2 kate banim, ku kati 1-77 m2, kati 11-81,5 m2, kati 111-81,5 m2, kati IV-81,5 m2, me sipërfaqe trualli 77 m2.Një sipërfaqe trualli 77 m2, me Nr. Pasurie {...}, Z.K {...}, e ndodhur në {...}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 23.01.2018, bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016.
Një apartament me sipërfaqe 67,3 m2, me Nr. Pasurie {...}, Z.K {...}, e ndodhur në {...}, regjistruar në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri është blerë me Kontratë Noteriale me Nr. {...} Rep./Nr. {...} Kol. datë 22.07.2015, për blerjen e një apartamenti, ku shtetasi I.K., ia ka blerë shtetasit S.H..
Pasuria me Nr. {...}, e ndodhur në qytetin {...}, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {...}, ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim.
Pasuria me Nr. {...}, e ndodhur në qytetin {...}, regjistrim i përkohshëm, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është ngritje kati mbi objektin ekzistues 4 katësh, pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {...}, (ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim).
Një Automjet me targë {...}, i markës "{...}", model "{...}", me Nr. Shasie “{...}”, prodhim i vitit 2006, me ngjyrë {...}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit I.K., më datën 18.11.2016 me çmim 5000 Euro (konvertuar me 134,2 lekë = 671 000 Lekë), me Kontratë Noteriale blerje Nr. {...} Rep./Nr. {...} Kol. datë 18.11.2016.
Një Automjet me targë {...}, i markës “{...}”, model “{...}”, me Nr. Shasie “{...}”, prodhimi vitit 2004, me ngjyrë {...}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit M.Sh., më datën 18.11.2016, me çmim 5000 Euro, me Kontratë Noteriale blerje Nr. {...} Rep./Nr. {...} Kol. datë 14.01.2018.
62-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Në nëntor të vitit 2019, Gazmir Kosiqit i është vendosur në murin e stallës së bagëtive në Maqellarë një sasi tritoli. Nga shpërthimi i eksplozivit u plagos djali i tij Ismail Kosiqi 30-vjeç. Ndërkohë që një vit para kësaj ngjarje atij i vranë djalin tjetër me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega. Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës.
Gazmir Kosiqit, 62 vjeç, iu konfiskua sot pasuria me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por kush është personi i cili akuzohet se ka vënë pasuri nga aktiviteti kriminal?
Në nëntor të vitit 2019, Gazmir Kosiqit, i është vendosur një sasi tritoli në murin e një stalle bagëtish në Maqellarë të Dibrës. Nga shpërthimi i eksplozivit mbeti i plagosur djali i tij Ismail Kosiqi 30-vjeç, i cili mori plagë në këmbë nga cilfat e blloqeve të betonit të murit thethues.
Ndërkohë që një vit para kësaj ngjarje atij i vranë djalin tjetër me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega. Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë, kur autori e ndoqi nga pas e thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje.