Kronikë

Të ardhura nga krimi, konfiskohen 1 mln € pasuri të Redjan Rrajës, Kejvina Kthjellës dhe Marsela Çiçës

11 Dhjetor 2024, 10:36| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 15:39

  • Share

TIRANË - Pasuri me vlerë 1 milion euro në pronësi të Redjan Rrajës, gruas së tij Marsela Çiço dhe modeles Kejvina Kthjella janë konfiskuar nga seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

5 njësi biznesi, 2 në emër të Rrajas dhe 3 në emër të gruas të tij, 2 makina luksoze, njëra prej të cilave ky audi që prej kohësh përdoret nga Policia e Shtetit dhe që i përkiste Kejvina Kthellës, tashmë janë pasuri e shtetit.

Konfiskimi i këtyre pasurive është vendosur më 23 tetor nga Apeli i GJKKO, pasi kërkesës së SPAK që pas një hetimi pasuror ndaj Redjan Rrajës konkludoi se këto pasuri janë blerë me para që vinin nga veprimtari kriminale.

Pasuritë e konfiskuara:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marslea Çiça;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja;
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella;
8. Një orë dore (Rolex).

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Apeli i GJKKO për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku objektiv ishin ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”, të cilët mbeten të plagosur, dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

Për këtë çështje është dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilaj, ndërsa në GJKKO po gjykohen edhe 9 persona si anëtarë të grupit që ndër vite kishin planifikuar 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, mes të cilëve porositësi Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja.

Ora 10:57
Konfiskimi i pasurive 1 mln të Redjan Rrajës, edhe Audi i modeles Kejvina Kthella! Në përdorim nga Policia Rrugore

1733910917_makinaeperdorurngakejvina.jpeg

Policia konfiskoi sot në bazë të urdhrit të gjykatës së posaçme disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe modeles Kejvina Kthellës me vlerë 1 milion euro.

Një ndër këto pasuri është edhe Audi i Kejvina Kthellës, i cili në fakt është konfiskuar më 5 nëntor 2019, por që u vulos me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, më 23 tetor të këtij viti.

Ky automjet i është kaluar shtetit, si shumë makina të tjera luksoze dhe siç duket në foto është në përdorim nga policia rrugore.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 12/12/2024 02:44

    Me vjen keq per kriminelt dhe hajdutet qe nuk jane kryetare te partive parlamentare.

    Përgjigju
  • Miku: 11/12/2024 14:23

    Minimumi qe mund te bejne televizionet eshte te mos nxjerrin ne ekrane keto lloj zonjushash qe promovojne/pervetesojne lekun e krimit, bashke me.perdonazhe tik toku. Kane harru televizionet se kane mision publik, jo klikimesh. Eshte bere sfide te rrisesh femije ne Shqiperi

    Përgjigju
  • timi: 11/12/2024 12:08

    Normalisht keto prona eshte e veshtire t'i shiten dikujt kur merr parasysh gangsterret qe sillen rrugeve. Ndersa makina e bizhuteri dhe leke ne banke, mund t'i kthehen si shperblim pensionisteve qe marrin nen 150€ ne muaj.

    Përgjigju
    • Popo: 11/12/2024 13:40

      Pse po do mi shite? Do ti kthehen se shpejti sikur te tjerëve.

  • Beni: 11/12/2024 11:56

    Marsela Çiço motra te ndjerit Çiço qe u vra te lokali De Niro Ne tavoline me gazetarin Spartak Koka.. qe distancohet nga krimi gjoja! Kto jane monstra all..

    Përgjigju
    • Beni2: 11/12/2024 15:11

      Ky vend ka marre fund,do 100 vjet me ardh ne vije

    • toma: 11/12/2024 13:54

      Spartak Koka, gazetari tek Fevziu? Po pse s'thua qe Fevzua paska mbledhur nje kope te korruptuarish. Breçani, A hoxha tollumbaci nga Skrapari, dhe tani na doli Koka qe na ben te zgjuarin me hetimet e tij personale.

  • Yp xhixhi: 11/12/2024 11:35

    Ta lumsha o SPAK . Bjeri ne kok ketyre e merju dhe rrobat e trupit e mos harro politiqenet

    Përgjigju
    • Bravo: 11/12/2024 13:31

      Si me më marrë mua 1 mije lekë por te vjetra. Aq i bëjnë ne ditë ato o xhixhi pa yp.

  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?