Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 111 mijë paund në Portin e Durrësit! 47-vjeçari i solli nga Britania e Madhe

28 Qershor, 14:04| Përditesimi: 28 Qershor, 14:25

  • Share

DURRËS- Një 47-vjeçar ka tentuar që të fusë në Shqipëri 111 mijë paund nga Porti i Durrësit. Dyshohet se paundët ishin të vënë përmes veprimtarisë kriminale në Britaninë e Madhe.

Por, si u zbuluan nga Polica Kufitare? 47-vjeçari N. V., ka qenë duke transportuar rreth 8 automjete nga Britania e Madhe me një mjet transportues mjetesh (bizarke). Një mjet kufiri ka kontrolluar mjetet dhe më pas efektivët janë arritur që të zbulojnë 111 mijë paud të fshehura në bizarke. Paundët ishin të fshehura në copa të zeza dhe janë sekuestruar nga policia, ndërsa 47-vjeçari është vënë në hetim.

“Nga kontrollet në këtë mjet dhe në 8 automjetet që transportoheshin me të, u gjetën në total 111 000 paunde, të padeklaruara konform ligjit dhe të dyshuara me burim krimin. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin dhe u sekuestrua më cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve”, njofton policia.

Ndërkohë, në një mjet tip Audi me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues një shqiptar me qëndrim në Angli, u gjetën mallra për të cilat paguhet akcizë, me vlerë rreth 900 euro. Policia ka nisur hetimet për drejtuesin dhe mallrat janë sekuestruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?