TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot 2 milionë euro pasuri pasi dyshohet se është vënë përmes trafikut të drogës.
Pasuria ishte në pronësi të 39-vjeçarit R. P., i cili rezulton i dënuar në vitin 2007 me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po për të njëjtën vepër penale, 39-vjeçari është arrestuar në 2018, nga autoritetet policore angleze.
Konkretisht janë sekuestruar 5 apartamente dhe 3 garazhe në pronësi të 39-vjeçarit, të cilat ndodheshin në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë. Sakaq, i janë sekuestruar edhe tre makina, si edhe një arë (truall) në qytetin e Gjirokastrës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave kishin dërguar materialet hetimore dhe në kuadër të operacionit "Summer 2022", u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke vendosur sekuestro.
Ndaj 39-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, ndërsa policia njofton se do të vijojnë punën për të identifikuar pasuri të tjera që mund të jenë në emër të familjarëve të 39-vjeçarit, të cilat mund të jenë vënë përmes të ardhurave nga droga.
E gjetet nje refugjat fut e bjer.. Po pse o plera pak kriminele e trafikant keni ne tirane E ne rrethe, pse shkuat deri ne Angli per 3 apartamente, Kur keni ktu ne tirane me 1000 apartamente e dyqane e garazhe Dhe restorante e hotele e pasticeri e furra buke pa lidhje Bashke me firma ndertimi e depo ilacesh te skaduara Qe kane miliarda dhe vetem makina i kane 2-3 milion euro.
PërgjigjuAto nuk quhen anullim loje! Cdo gje eshte selektive edhe show vazhdon...