Të armatosur me maska, doreza, syze e helmeta/ REPORT TV një ditë në terren me epidemiologët, 3 zonat e nxehta në Tiranë

17 Prill 2020, 16:09| Përditesimi: 17 Prill 2020, 16:24

  • Share

Në njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë janë 9 grupe epidemiologësh të cilët dalin në terren dhe shkojnë pranë rasteve të dyshuara për tu bërë tamponin. Sot ne do të jemi pranë tyre për të ndjekur një rast të dyshuar dhe se si ndodhë e gjithë procedura. Aurora Xhixha është njëra prej epidemiologeve që cdo ditë del në terren për të shkuar pranë personave që kanë shfaqur simptoma të covid-19 dhe u merret tamponi. Aurora tregon se cdo mëngjes njihen me rastet e reja të dyshuara dhe më pas dalin në terren.

Ngarkesa shfaqet që në mëngjes. Cdo mëngjes ne jemi në kontakt me drejtoreshën e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor rajonal Tiranë, zonjën Valbona në mbledhjen e mëngjesit duke raportuar rastet një pas një dhe më pas duke shpjeguar situatën dhe duke marrë vendime se cila prej rasteve duhet të tamponohet, duhet tu marrim tamponin nasofaringal. Informacioni tek ne vjen përmes 127”-u shpreh epidemiologia Aurora Xhixha.

Veshja me masat mbrojtëse para se të shkojnë pranë rasteve të dyshuara është një ndër hapat kryesor për tu mbrojtur dhe për të qenë të sigurt. Para se të dalin në terren grupi prej tre personash, duhet të vendosin tre maska, 3 palë doreza, syze dhe helmeta mbrojtëse.

Ky është momenti që ne do të ngjitemi sipër për të marrë mostrat tampon covid-19 për personat e dyshuar”.Pasi zbresin nga banesa e rasti të dyshuar, epidemiologët heqin sipas procedurës veshjet mbrojtëse dhe i fusin në një qese për t'u eliminuar më pas përmes djegies.

Pasi u merret tamponi personave të dyshuar më pas ato sillen në Institutin e Shëndetit Publik, këtu ku ndodhet dhe laboratori i certifikuar për të kryer analizat e koronavirusit. I gjithë procesi përfundon këtu dhe pas 8 orësh dalin përgjigjet e analizave. Kryeqyteti mban numrin më të lartë të rasteve me covid-19, por zonat më të nxehta janë në "Astir", tek "Fresku" dhe zona e ish-stacionit të Trenit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 17/04/2020 21:21

    po na thoni emra te dime ku te ruhemi se mos i kemi ne pallat se ne jemi te ndyre ne gen po e hongra une le ta hajn te gjithe, ose veni nai polic te dera ta rijn mos te dali jashte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?