Në foto Julian Deblini (Gjoka) dhe momenti i arrestimit të tij bashkë me Arjan Ndocin

Kronikë

Të arrestuar në Spanjë për 788 kg kokainë, iu sekuestrua mbi 5 mln euro pasuri, SPAK dërgon për gjykim 2 'bosët' e trafikut: I pastruan në Shqipëri

6 Gusht 2021, 14:39| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 15:53

  • Share

14 prona në vlerën e mbi 5 milionë eurove, 3 automjete dhe dy llogari bankare iu ka sekuestruar SPAK, 2 trafikantëve shqiptarë të drogës, ndërsa i ka dërguar ata për gjykim. Ata janë Arjan Ndoci i njohur ndryshe si Ardjan Ndoka dhe Julian Deblini i njohur edhe si Julian Gjoka, të cilët janë kapur në Spanjë me 788 kg kokainë dhe 1.25 milionë euro cash.

SPAK përmes një njoftimi bën me dije se janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe dy depozita në llogari bankare. Arian Ndoci dhe Julian Deblini veç përballjes me drejtësinë në Spanjë tani janë dërguar për gjykim GJKKO, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Arjan Ndocit dhe Julian Deblinit, nga Laçi dhe Lezha, janë arrestuar në muajin prill 2018 në Spanjë, ku vijojnë të jenë ende në burg, me 788 kg  kokainë me logon CR7. Ata janë dënuar si anëtarë të një grupi kriminal që vepronte prej vitesh në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, ndërsa pastrimin e parave e bënin në Shqipëri përmes investimeve.

Pasuritë e sekuestrura nga SPAK:

Të palujatshme: 

• 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;

• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;

• 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;

Të luajtshme:

• 3 automjete;

• 4. 645.700 lek në llogari bankare;

• 7. 435 euro në llogari bankare.

Kokaina me logon CR7 e sekuestruar dy shqiptarëve gjatë aksionit në Spanjë

Ora 15:11
SPAK i dërgoi për gjykim për pastrim të parave të drogës, si u arrestuan 2 trafikantët shqiptarë në 2018, çonin kokainën me charter nga Kolumbia drejt Spanjës

Arjan Ndocit dhe Julian Deblinit, nga Laçi dhe Lezha, janë arrestuar në muajin prill 2018 në Spanjë, ku vijojnë të jenë ende në burg, me 788 kg kokainë me logon "CR7" dhe 1.5 milionë euro cash. Autoritetet spanjolle njoftuan në 2018 se hetimi për bandën kriminale filloi nëntorin e 2017, ndërsa grupi kishte bazën në Shqipëri. Pas hetimeve, rezultoi se kokaina në Spanjë futej nga banda shqiptare me fluturime çarter nga Kolumbia më pas shpërndahej në të gjithë Europën.

Komento

Komente

  • Deda: 06/08/2021 13:49

    Po te hetojne mire del se nje vip biznesmen dhe vellai ketij Ndoci te jene ne loje frikshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?