14 prona në vlerën e mbi 5 milionë eurove, 3 automjete dhe dy llogari bankare iu ka sekuestruar SPAK, 2 trafikantëve shqiptarë të drogës, ndërsa i ka dërguar ata për gjykim. Ata janë Arjan Ndoci i njohur ndryshe si Ardjan Ndoka dhe Julian Deblini i njohur edhe si Julian Gjoka, të cilët janë kapur në Spanjë me 788 kg kokainë dhe 1.25 milionë euro cash.
SPAK përmes një njoftimi bën me dije se janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe dy depozita në llogari bankare. Arian Ndoci dhe Julian Deblini veç përballjes me drejtësinë në Spanjë tani janë dërguar për gjykim GJKKO, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Arjan Ndocit dhe Julian Deblinit, nga Laçi dhe Lezha, janë arrestuar në muajin prill 2018 në Spanjë, ku vijojnë të jenë ende në burg, me 788 kg kokainë me logon CR7. Ata janë dënuar si anëtarë të një grupi kriminal që vepronte prej vitesh në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, ndërsa pastrimin e parave e bënin në Shqipëri përmes investimeve.
Pasuritë e sekuestrura nga SPAK:
Të palujatshme:
• 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
• 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
• 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;
Të luajtshme:
• 3 automjete;
• 4. 645.700 lek në llogari bankare;
• 7. 435 euro në llogari bankare.
Kokaina me logon CR7 e sekuestruar dy shqiptarëve gjatë aksionit në Spanjë
Arjan Ndocit dhe Julian Deblinit, nga Laçi dhe Lezha, janë arrestuar në muajin prill 2018 në Spanjë, ku vijojnë të jenë ende në burg, me 788 kg kokainë me logon "CR7" dhe 1.5 milionë euro cash. Autoritetet spanjolle njoftuan në 2018 se hetimi për bandën kriminale filloi nëntorin e 2017, ndërsa grupi kishte bazën në Shqipëri. Pas hetimeve, rezultoi se kokaina në Spanjë futej nga banda shqiptare me fluturime çarter nga Kolumbia më pas shpërndahej në të gjithë Europën.
Po te hetojne mire del se nje vip biznesmen dhe vellai ketij Ndoci te jene ne loje frikshem.
Përgjigju