Kronikë

Një i arrestuar dhe një i hetuar në Spanjë për trafik droge dhe prostitucion, dy vëllezërve Legisi u sekuestrohen në Shqipëri pasuri me vlerë 150 mijë euro

16 Tetor 2021, 12:18| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 13:45

  • Share

Dy vëllezërve Arjel dhe Oltjon Legisi u janë sekuestruar në Shqipëri pasuri me vlerë 150 mijë euro nga prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se i kanë përfituar nga veprimtari kriminale.

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në Arjel dhe Oltjon Legisi, me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës si dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Vëllezërit Arjel dhe Oltjon Legisi, nga 30 vjeç,  janë hetuar dhe arrestuar edhe në Spanjë.

Arjel Legisi është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa shtetasi Oltjon Legisi është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?