Refuzohet liria për grabitësit e Rinasit, të arrestuarit kërkojnë sërish ballafaqim me 'zbërthyesin' e grupit

15 Korrik 2019, 11:13| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 18:07

  • Share

TIRANE-Gjykata ka refuzuar apelin për liri të të arrestuarve për grabitjen në aeroportin e Rinasit në datë 9 Prill duke i lënë të gjithë burg, pavarësisht pretendimeve. Në sallë mungonte vetëm Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci.

Ndërkohë të arrestuarit kërkuan edhe një herë ballafaqimin me Alkond Bengasin. Dëshmia e këtij të fundit zbërtheu grupin duke nxjerrë emrat e anëtarëve të tjerë, pasi është personi që modifikoi furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor.

Për grabitjen e ndodhur më 9 Prill në qeli ndodhen7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj.

Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?