Të bëhesh mjek pa 'shkelur' në spitale, i riu nga Kruja rrëfen vështirësitë e mësimit online mes problemeve ekonomike: Laptop s'kam, leksionet i marr në celular

1 Dhjetor 2020, 16:22| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 16:38

  • Share

KRUJË- Enriko po studion në degën që ka ëndërruar, por asnjëherë nuk e kishte menduar se mund të bëhet mjek duke qëndruar brenda 4 mureve...

Enriko Paluka jeton në fshatin Murqinë të Bashkisë së Krujës dhe është student i vitit të dytë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Në auditore ka shkelur pak muaj gjatë vitit të parë akademik, ndërsa tashmë ndjek vitin e dytë online.  

 “Për momentin kompjuter në shtëpi nuk kam, përdor vetëm telefonin si mjet për të hyrë e për të dëgjuar mësimin për të marrë leksionin nga pedagogët. Kjo është mënyra ime e vetme. Të kuptuarit  e lëndës apo mësimit normalisht, ka edhe terma që nuk kuptohen  patjetër duhet ndihma e pedagogut, pasi nuk është e vështirë vetëm për ne por edhe për ata të hyjnë në një kontakt virtual” shprehet studenti i Mjekësisë.

Të ndjekësh mësimin përmes një celulari, nuk është aspak e thjeshtë, e sidomos për një student mjekësie.

 “Për ne si student nuk është thuajse fare produktive. Pedagogët mundohen të na shpjegojnë dhe futen në platformat që na i kanë dhënë, por normalisht kontakti vizual dhe dëgjimor në ambientet e klasës dhe auditorit është më produktiv. Kjo pasi unë në vitin e dytë kam edhe pjesën e praktikës, po në këtë mjet si telefoni, si supozohet të bëhet praktika. Nuk kam pasur kontakt me pacient, si mund të ushtroj profesionin tim. Kjo është një pjesë shumë negative”, rrëfen ai.

Për Enrikon bëhet edhe më e vështirë për faktin se familja e ka të pamundur t'i sigurojë një lap-top apo internet në shtëpi.

 “Kostoja është jashtëzakonisht shumë e shtrenjtë. Unë flas për familjen dhe gjendjen time ekonomike, sepse kam vetëm një prind të punësuar dhe rroga e tij është minimale. Kjo rrogë prindi ose duhet  të paguaj për internetin tim, ose të kryej shërbime të tjera  për drita dhe ujë, ushqime", shprehet studenti i Mjekësisë.

Izolimi i studenteve, nuk e ndalon përhapjen e pandemisë, thotë Enriko, ndaj kërkesa e tij e vetme është rikthimi në auditore.

Zgjidhja sipas studentëve pasi nuk jam vetëm unë , ose një pakicë e vogël sepse po e shprehin të gjithë studentët është të paraqitemi në auditor. Sepse qëndrimi jonë në shtëpi nuk po pengon përhapjen e virusit. Ne i kemi parë rezultatet, ne jemi brezi i ri i cili po  mbështet e gjithë shoqëria po nëse ne nuk mbështetemi ashtu siç duhet atëherë edhe shoqëria do të shkojë drejt rënies”, shtoi Enriko.

Universitetet u mbyllën në mars për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe viti i ri akademik 2020-2021 rinisi në tetor përmes leksioneve online.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/12/2020 02:25

    Jam dakord me z.Paluka,jo cdo dege duhet bere on-line.Mjekesia,eshte nje nga ato lende qe duhet bere patjeter ne auditor.Pastaj mund te behet me alternim per leksione teorike te dores se dyte,qe nuk kane nevoje praktiken.Po keshtu dhe deget e ing.dhe arkitektures.Pra cdo lende ku ne praktike me vone pergjigjesh per jete njerezish ,duhet te jene nje mix,auditor+on-line.

    Përgjigju
  • Taku: 01/12/2020 18:30

    Po ti sqenke as per shkoll vl jo per mjeksi qe sje mor cun gjyna ke zen vendin e dikujt tjeter

    Përgjigju
  • Free: 01/12/2020 17:15

    Mos u qurravit kot skam internet skam kompjuter skam lek. Kshu si ty bile dhe me keq kane qene me mijra studente gjate 1990-2000. Punon dynjaja dhe kursen per patur ato qe i duhen nuk qahet. Lere shkencen si perhapet virusi dhe mos shtrembero informacionin ne favorin tend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?