Edi Rama

'Të biesh në dashuri me Shqipërinë', Rama reagon për shkrimin në 'The Guardian'

19 Maj 2023, 14:34| Përditesimi: 19 Maj 2023, 14:40

  • Share

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të premte ka reaguar në lidhje me artikullin që është publikuar së fundmi për Shqipërinë në median britanike “The Guardian”.

Me anë të një postimi në "Facebook", Rama shkruan se vendi ynë dhe bukuritë e tij i kanë lënë mbresa të forta shkrimtarit Jacob Mikanoëski.

Ndër të tjera në postim thuhet se ai erdhi me mëdyshje por u largua mirënjohës për mikpritjen që i është bërë.

"Të biesh në dashuri me Shqipërinë në syrin e gjigandit britanik “The Guardian”, këtë herë jo vetëm si destinacion turistik veror, por me përjetimet e forta të shkrimtarit Jacob Mikanowski, pas turit të tij në vendin tonë, që nga magjepsja e luginës së Valbonës deri tek tingujt rrëqethës të sazeve të jugut

Erdhi me mëdyshje , por u largua nga Shqipëria, siç shprehet vetë “mirënjohës që pata mundësinë të vizitoj këtë vend kyç të historisë, të mikpritjes së pakufishme dhe surprizave të pafundme”, shkruan Rama. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?