Pas 16 orësh pritjeje në Kakavijë të 40 shtetasve shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre janë lejuar të hyjnë në tokën shqiptare. Bëhet fjalë për kontigjentin e atyre shtetasve të moshuar, me probleme serioze shëndetësore të dalë nga spitali, gra shtatzëna apo edhe të mitur, të cilët ishin bllokuar në kufijë. Ndërkaq, 10 prej tyre janë kthyer mbrapsht për në destinacionet fillestare të nisjes nga Greqia. Burime konfidenciale nga Kakavija për Report TV, bëjnë të ditur se 10 shqiptarët që janë kthyer mbrapsht drejt Greqisë kanë kundërshtuar me forcë këtë vendim.
Shqiptarët që vijnë nga Greqia në atdhe vijojnë që të jenë një problem për autoritetet. Duke qenë se nuk janë të pajisur me autorizimimin përkatës nga konsullata për shkak të situatës nga koronavirusi, dogana jonë në Kapshticë dhe Kakavijë i ka bllokuar duke mos i lejuar që të futen.
Po ashtu, kufiri me Greqinë është i izoluar tërësisht pasi janë mbyllur portat e hekurit dhe është ndërprerë puna. Në Kakavijë lejohet vetëm kalimi i kamioneve dhe furgonëve që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mallra spitalore. Konfirmohet se linja kufitare është përforcuar edhe më shumë me forca shtesë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut.
Sot pala shqiptare ka lejuar të hyjnë nga kjo pikë doganore nga Greqia vetëm ata që kanë pasur autorizime nga ministria jonë e jashtme, ndërsa pjesa tjetër kishin mbetur të bllokuar në tokën neutrale me shpresë për të hyrë në tokën shqiptare. Shqiptarët vijojnë t'i drejtohen kufirit për të kaluar në tokën shqiptare, pasi pavarësisht situatës së emergjencës shëndetësore me koronavirusi, sepse Athina zyrtare ka mbyllur kufijtë në hyrje, por jo në dalje. Ambasada greke në Tiranë përmes një njoftimi, ka bërë me dije këtë të martë se shqiptarët që duan të kthehen nuk do të pengohen, ndërsa ata që duan të qëndrojnë dhe u kalon afati 90 ditor i qëndrimit nuk do të gjobiten.
Po pse more do na sëmurinë. Mbyllni more kufinjtë me jorgjëtë!
Përgjigju