I burgosuri shqiptar Lorenc Shota

Të burgosurit shqiptarë në Itali letër Ramës: Duam ta kryejmë dënimin në vendin tonë, s'përballojmë shpenzimet

9 Qershor 2020, 18:37| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 18:44

  • Share

ITALI-Një grup të dënuarish shqiptarë në burgun e La Spezias në Itali i drejtohen kryeministrit Rama me një letër me shkrim ku i kërkojnë që të ekstradohen në vendin e tyre.
Ata kërkojnë që dënimet e mbetura t'i kryejnë në Shqipëri pasi familjet e tyre e kanë mjaft të vështirë përballimin e shpenzimeve në burgjet e Italisë. Ata gjithashtu kërkojnë që të jenë më pranë familjeve, pasi atje nuk mundësohet asnjë takim, kurse këtu mund edhe t'i takojnë.

Përmes letrës tregojnë që i janë drejtuar ambasadës shqiptare në Itali por ata nuk i kanë marrë parasysh këto kërkesa.
Djali qe ka marrë përsipër që të shkruajë letrën është Lorenc Shota, nga Fushë Kruja, i dënuar për pengmarrjen e biznesmenit italian Andrea Calevo në Lerici të Italisë. Të burgosurit kanë theksuar se nuk po kërkojnë që t'u ulet apo falet dënimi, por vetëm t'u plotësohen këto pak kërkesa.

Letra e të burgosurve  drejtuar kryeministrit Edi Rama:
Zoti kryeministër i Republikës së Shqipërisë, zoti Edi Rama. Së pari të urojmë shëndet tuajin dhe familjar. Jemi një grup të dënuarish shqiptarë në burgun e La Spezias në Itali. Të urojmë punë të mbarë në përballimin e gjendjes ktitike të krijuar nga ky virus i mallkuar COVID-19. Të bëjmë komplimentat tomë të përzemërta për dërgimin e një grupi misionar doktorash e specialistësh të fushës mjekësore në ndihmë të Italisë. Neve si një popull i vogël kemi një forcë të madhe dhe jemi pjesë e kësaj bote të madhe. Të dënuar nga drejtësia italiane metë padrejtë apo drejtësisht  jemi duke vuajtur dënimin dhe në një sasi jo të dyfishtë por të dhjetëfishtë në mungesë të takimeve me familjarët që janë një rëndësi shumë e madhe për ne, të cilët bëjnë sakrifica për të na mbajtur ekonomikisht dhe gjithashtu moralisht. Por po vuajmë jo vetëm stresin e kësaj krize botërore Covid-19 por edhe kërkesat që kemi prezantuar këtu e shumë vite të kaluara për të qenë të ekstraduar në vendin tonë për ekzekutimin e dënimit tonë pranë familjeve tona siç ligjet dhe traktet euro-shqiptare e parashikojnë. Përveç kërkesave e të drejtave që të dënuarve u takojnë por që snë burgjet e Italisë nuk konsiderohen fare të njihen. Nuk po ju kërkojmë as të na falen dënimet e as të na hapen dyert pa kryer dënimet që kemi, por po ju kërkojmë pak të drejta si çdo pjesëtar i qenies njerëzore e jo të jemi apo të ndjehemi të braktisur nga shteti e Nëna e Madhe Shqipëri. Nuk na ngelet gjë tjetër përveç shpresave. Të jemi të prezantuar si çdo nënshtetas i çdo shteti tjetër, ku prezantohen tek ambasadat për nënshtetasit e tyre, gjë e cila  neve si shqiptar nuk na ka ndodh. Tani po ju urojmë punë të mbarë e shëndet të plotë juve dhe gjithë shqiptarëve, ju lutem na bëni të ndjehemi pjesë e shqiptarëve të të madhes Nëna Shqipëri, Me shumë respekt e ndjeshmëri Lorenc Xhovalin Shota.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 24/09/2020 01:29

    Cdokush paguan per gabimet qe ben dhe vuan denimin. Mos u merrni ju me gjykimet dhe paragjykimet. Me siguri midis jush ka super te korruptuar dhe qe e kane ngjyer gishtin diku. Prandaj flisni me pasqyren njehere, permiresimi fillon nga vetja. Se eshte bere Shqiperia Land of brokers, ne cdo vend vetem te rrjepin

    Përgjigju
  • Theresa: 10/06/2020 20:26

    Ti që i ke shkruar Letër Ramës a mendove për Familien kur bëre Krimin? Aty të kalbesh dhe të vuash se edhe Familia jote njësoj si ti është. Mi Kanalesh je, si do të dukej ty sikur dikush tja bënte Prindërve të tu atë çka ti ju ke bërë të tjerëve. Ti dhe Tipat si ti duan Kohën e Diktaturës që ti frenojë me Shatë, Kazëm dhe Lopatë të shkojnë në Punë me Këngë në Gojë se po nuk këndove kërcet Kamxhiku mrapa. ARSCHLOCH.

    Përgjigju
    • Genti laska: 14/06/2020 23:57

      Pershendetje ai djali si esht neburg po kryen heqjen e liris prandaj nese nje gjukat e ka menduar ta burgosi .ai po e kryn denimin dhe nuk permendet koha e enverit !se nuk ishte nje regjim i duhur per qendjen njerzore ose do te ishe nje spijun qe ta kaloje mir ne ate koh .gjithsesi un i uroj lirim sa me te shpejt dhe sa me shpejt pran familjes tende z.lor shota

    • EnverHoxha: 11/06/2020 14:54

      Te keqen tereza se ca kan bere te tjeret ti e dashur sje as gjykatese as prokurore as nuk je zoti qe te gjykoshh. Urojme mos te te rreskase naj njeri i joti sepse asihher si dihet edhe ben naj veper penale te shhofim si do ndjehesh ti kur ta parragjykojme ne tjeret.

  • Erla: 09/06/2020 22:13

    Po se ka pak te burgosur e plera Shqiperia...mangut te na vini edhe ju.Rrini aty ku jeni se vetes ja keni ber...nuk mbajm dot veten nga fukaralleku e duhet tju mbajm dhe ju neper burgje.

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/06/2020 20:34

    Të rrine atje ku jane se dhe keta kishim mangut! Po të kishin mendjen ne vend punonin dhe jetonin të lirë me djersen e ballit! Të rrinë atje ku janë se ne Shqiperi do i lirojne gjykatat!

    Përgjigju
    • Enver hoxha: 11/06/2020 14:55

      O kafshe ca me te then ty ti qeke coop mishi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?