'Te cila PD-je? Mos na merr për budallenj?', Burimi dhe Logu përplasen në 'Studio Live': Krijo shoqatë si puna e Shabanit

26 Korrik, 17:59| Përditesimi: 26 Korrik, 18:24

  • Share

Debati i fortë u zhvillua në 'Studio Live' teksa gazetari Genc Burimi dhe ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Besart Logu debatuan lidhur me marrëveshjen për kodin e ri zgjedhor mes PS dhe PD.

Logu theksoi për Arbër Hitajn se opozita nuk kërkoi në këtë marrëveshje, rikthimin e koalicionit parazgjedhor, teksa evidentoi problematikën e heqjes së herësit.

'Edhe brenda PD pamë qëndrime që nuk shkonin si kjo linjë. Zoti Leskaj apo zoti Sulaj. Dogjani kërkoi të bëhej votimi i fshehtë me argumentimin se ka deputetë të PS që nuk ndihen mirë. Ça të duhet ty mor zotëri? Këto janë justifikime të 94, ku nuk kuptohej shumë nga politika. Sot nuk ecet me këto argumente. Nëse kishim një listë të mbyllur, tani kemi listë të kyçur, e kanë marrë çelësin dhe e kanë hedhur në det. 2025 2029 do jetë një mandat me shumë zhvillime. Do kenë avancuar shumë çështje. Këto janë masa parandaluese. Është hequr herësi. Nëse cënonte listën e mbyllur, nxirrte jashtë dikë. Sot lista e mbyllur nuk cënohet. Mund të marrë 2 mijë 5 mijë thjeshton shton radhët e listës së mbyllur. Është listë e kyçur.

Të dy duan të ruajnë pozitat. Propozim i zoti Bylykbashit. Opozitës i duhet koalicion parazgjedhor që të vijë në pushtet. Në të tilla kushte do ti duhen të futen të gjithë tek lista e PD-së. Nuk u garantuar kufizimi i përdorimit të administratës dhe burimeve njerëzore. Nuk u fol fare për krimet zgjedhore. Këto garanci që i jepeshin opozitës me ligjin e vjetër, sot nuk i kemi dhe nuk kërkohen nga opozita.'

Më pas ndërhyri Burimi në lidhje Skype duke u kapur me Logu nëse ende ky i fundit ishte anëtar i PD-së pra i Berishës të cilin e kishte akuzuar prej dy vitesh pas shpalljes non grata.

Burimi: Sot i kanë rënë puplat. E kujt PD-je? Për budallenj mos na merr më. Me Berishën, Bashën, Çollakun. Sot do të masakroj në mënyrë shumë xhentile. Kemi dy vjet që zihemi nëpër studio. Ti për kryetar sot Berishën, non gratën.

Logu: Jam me këmbë në tokë.

Burimi: Shihu në pasqyrë.

Logu: Nuk është zoti Berisha kryetar, është Komisioni i rithemelimit.

Burimi: Ti pranon non gratën? Do largohesh apo do qëndrosh? Ti sot tradhtove. Ti sot shkon nga fryn era.

Logu: Jam anëtar i PD-së. Dhe pjesë e grupimit demokratët euro atlantik.

Burimi: Për trapa mos na merr, ke 3 vjet që ja bën si këndezi. Vazhdo me trapllëqe.

Logu: Fol për marrëveshje Rithemelim Rilindje.

Burimi: Çpunë ke ti tek PD-ja? Unë sot të vë dukje moskoherenca. Basha nuk është PD-ja. Sot PD-ja është vula e Berishës, nuk është Basha. Sot i takon Berishës.

Logu: Ta marri mo vulën, derisa të shprehet Gjykata e Lartë.

Burimi më tej u shpreh se koncepti i listave të hapura nuk ekziston në perëndim, pasi listat i bëjnë partitë kudo sipas interesit të tyre. Vetëm në Shqipëri shpiken ide të tilla.

'Krijo shoqatën më vete. Si puna e Shabanit. Do jap leksion të madh. të sfidoj sot ty dhe kushdo të më japësh një vend perëndimor ku janë listat e hapura. Në Itali nuk ka, në Francë nuk ka. Listën e bën partia. Do të zgjidhesh nga populli, hyn në zgjedhje më vete. Ju në Shqipëri shpikni ligje për Shqipërinë. nuk ekziston nocioni i listave të hapura. Një parti në perëndim bën çfarë të dojë.'

Logu: Për mua ka shumë rëndësi, jetike rikthimi i koalicioneve parazgjedhore për të cilën Bylykbashi nuk e kërkoi. Këto janë probleme, si i merr Edi Rama zgjedhjet.

Burimi: Ti po ma thua këtë mua, që kam 2 vjet që e them.  

Partitë sipas Burimit kanë interesin e tyre të zgjedhin kë të dojë, pasi janë ndërmarrje private dhe kështu funksionon demokracia.

'Çdo parti sheh interesin e vet. Edhe këtu në Francë ekstremi i djathtë bëri marrëveshje me ekstremin e majtë. Parimi në perëndim, një parti politike nuk i jep llogari asnjë njeriu. Shpikin në Shqipëri disa nocione, që i bëjnë më katolikë se papa. I jepet mundësia edhe Ramës dhe Berishës të zgjedhin kë të dojë. Partitë janë ndërmarrje private.

Me këtë parim, më keq se Rama ka ardhur në fuqi Hitleri. Kjo është demokracia.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?