Mirlind Daku

Sport

Të 'çmendur' pas Mirlind Dakut, sulmuesi i Kombëtares merr ofertën e majme

23 Qershor, 11:35| Përditesimi: 23 Qershor, 11:39

  • Share

Mirlind Daku është sulmuesi më i kërkuar në Rusi. 27-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Rubin Kazan, mirëpo këta të fundit janë "zgjuar" dhe i kanë ofruar rinovimin e "çmendur" sulmuesit të Kombëtares.

Media ruse "Sport Baza" bën me dije se Rubin dëshiron që ta mbajë Dakun deri në verën e 2029. Për këtë ata janë të gatshëm të paguajnë një shumë prej 2.2 milionë eurosh në sezon si pagë bazë dhe afro 1.6 milion të tjera si "çështje besnikërie". Me 3.8 milionë euro tanimë të siguruara, Daku po bëhet një nga më të paguarit në futbollin rus.

SITUATA DHE OFERTAT

Vetëm pak ditë më parë Mirlind Daku prishi akordin me Zenitin e Shën Petersburgut. Sulmuesi kërkonte 3 mln euro në sezon pagë, ndërsa klubi që mbështetet nga gjigantët e naftës ruse (Gazprom), ofruan deri në 2.2 mln euro. Duket se Rubin Kazan ka qenë një nga "shkaktarët" e prishjes së marrëveshjes, me këta të fundit që duan ta mbajnë sulmuesin në ekip.

Për Dakun ka interes edhe nga Serie A, ku Cagliari edhe në janarin e këtij viti e ka dashur në ekip, por duket se paga e tij e majme ka stepur ekipin nga Sardegna. Ndërkohë për të nuk mungon interesi nga Arabia Saudite, teksa orët e fundit agjentët e Dakun e ofruan te Dinamo e Moskës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?