Foto ilustruese

Kronikë

Të dehur e njëri prej tyre përplasi një këmbësore, arrestohen 3 shoferët në Fier

2 Janar 2023, 11:22| Përditesimi: 2 Janar 2023, 11:26

  • Share

3 shoferë kanë rënë në pranga pasi ishin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur me makinë një këmbësore.

Ka rënë në pranga një 49-vjeçar me iniciale I. Ç., 49 vjeç nga Fieri dhe një 39-vjeçar me iniciale E. Gj., nga Elbasani  pasi ishin duke lëvizur me makinë të dehur. 39-vjeçari madje ka përplasur dhe një mjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale.

Është arrestuar dhe një 26-vjeçar me iniciale E. Rr., 26 vjeç nga Peqini pasi ,mbrëmjen e djeshme, duke lëvizur me makinë në Divjakë ka përplasur një këmbësore, një 77-vjeçare me iniciale J. Gj., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?