Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Të dehur në timon, policia nuk nuk fal, arreston dy shoferë në Berat e Vlorë (Emrat)

27 Gusht 2018, 09:20| Përditesimi: 27 Gusht 2018, 09:23

  • Share

Policia e Beratit dhe ajo e Vlorës kanë arrestuar dy shoferë në gjendje të dehur. Në Berat është arrestuar Bilbil Kanaçi, 40 vjeç, ndërsa në Vlorë Elio Tushaj, 20 vjeç. Ky I fundit nën efektin e alkoolit ëhstë përplasur edhe me një mjet tjetër.

Arrestimi i Bilbil Kanaçit në Berat u bë pasi në vendin e quajtur "Kthesa e Lapardhasë" u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip Toyota në gjendje të dehur në masën 0.81 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Drejtimi mjetit në mënyre të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Arrestimi i Elio Tushajt u bë pasi ky shtetas u kap në aksin rrugor Vlorë - Sarandë pranë "Porto Palermos" duke drejtuar nën efektin e pijeve alkoolike automjetin e markës "Skoda" me targa AA 139 SY, si dhe ka goditur një automjet tjetër tip "Peugeot" me drejtues shtetasin D.Z, që po udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijën e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Kafsha: 27/08/2018 12:26

    Per pije alkolike nuk ka tolerim dhe te skualifikohen si shofera po si puna e ketyre kafsheve ka dhe shume te tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?