Kronikë

Të dehur, pa patentë dhe kaskë, policia rrugore bën kërdinë me arrestime dhe gjoba në Tiranë (VIDEO)

23 Dhjetor 2019, 17:59| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 18:02

  • Share

TIRANË-Policia Rrugore e kryeqytetit ka arrestuar 18 drejtues mjetesh nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 4 të pa pajisur me leje drejtimi, si dhe një person është shpallur në kërkim për vjedhje.

Gjithashtu janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë që janë proceduar administrativisht 175 drejtues motorësh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Nga operacioni janë proceduar administrativisht 2 089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?