Kombëtarja e Uruguajit

Të denjë për të synuar trofeun e Kupës së Botës, trajneri i Uruguajit zbardh emrat e futbollistëve

11 Nëntor 2022, 10:45| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 10:47

  • Share

Kupa e Botës në Katar 2022 nis në 20 nëntor. Trajneri i Uruguajit, Diego Alonso ka bërë publike listën me 26 futbollistët e ftuar në këtë event. Pjesë e saj janë edhe emra që kanë bërë histori dhe kanë fituar trofe të rëndësishëm në Europë. Në portë spikat Muslera, teksa në mbrojtje edhe Godin, Caceres, Gimenez, Coates, Vina, Araujo dhe Oliveira. Mesfusha sheh emra si Vecino, Bentancur, Valverde, Torreira apo Ugarte. Sulmi është luks për trajnerin e Uruguajit, me Suarez, Cavani, Nunez dhe Maxi Gomez. Portugalia, Gana dhe Koreja e Jugut janë pjesë e grupit H të Botërorit ku bën pjesë edhe Uruguaji.

Lista:

Portier: Muslera (Galatasaray), Rochet (Nacional), Sosa (Independiente)

Mbrojtës: Godin (Velez), M. Caceres (L.A Galaxy), Gimenez (Atletico Madrid), Coates (Sporting Lisbona), Vina (Roma), Araujo (Barcelona), Varela (Flamengo), Olivera (Napoli), Rodriguez (Plaza Colonia)

Mesfushorët: Vecino (Lazio), Bentancur (Tottenham), Valverde (Real Madrid), De Arrascaeta (Flamengo), Torreira (Galatasaray), De la Cruz (River Plate), Ugarte (Sporting Lisbona), Diaz (Liverpool Montevideo)

Sulmuesit: Suarez (Nacional), Cavani (Valencia), Maxi Gomez (Trabzonspor), Nunez (Liverpool)

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?