Foto ilustruese

Kronikë

Të dënuar me burg për fshehje të ardhurash dhe falsifikim pasaportash e vizash, ndalohen në Tiranë dy persona

10 Qershor 2021, 12:06| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 12:10

  • Share

Dy persona janë ndaluar ditën e sotme në Tiranë nga specialistët për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik. Me një njoftim për mediat bëhet me dije se është ndaluar Arben Kacos., 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu është ndaluar edhe Mario Prenga, 25 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?