Kronikë

Në ‘top listën’ e më të kërkuarve në Itali prej 1999, kapen dy kushërinjtë e dënuar për vrasje! Fshiheshin në Dibër me identitet të rremë

15 Mars, 09:57| Përditesimi: 15 Mars, 10:36

  • Share

Dy persona të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali janë arrestuar në Dibër.

 Andon (alias Afrim) Sina dhe Niko (alias Faslli) Sina të dënuar për vrasje ishin në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999.

Dy kushërinjtë u kapën në fshatin Rreth-Kale, ndërsa gjatë kësaj kohe përdornin identitet të rremë, njoftoi sot policia.

Ata akuzohen se në 22 shtator 1999, kanë vrarë një shqiptar me iniciale B.C dhe plagosën rëndë një tjetër shqiptar me iniciale F.S, në Komunën Griciniano d’Aversa për shkak të ndarjes të të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Të arrestuarit priten të ekstradohen drejt Italisë.

Operacioni u kodua “Të kërkuarit” ose “Difficult conditions”.

"Në kuadër të operacionit  nga shërbimet e Drejtorisë së  Forcës së Posaçme Operacionale  në bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit, si dhe të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të personave të kërkuar, u bë e mundur lokalizimi ne fshatin Rreth-Kale, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i  dy shtetasve shqiptarë :

Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli)  Sina, 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër.

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Këta shtetas në Komunen Griciniano d'Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar  B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S,  për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme", thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 15/03/2025 10:02

    Tani qe u hap rruga e dibres kini kijdes se per 2 ore ju vijn ke shpija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?