Të dënuar për drogë dhe mashtrim, esktradohen 3 persona nga Greqia dhe Italia

2 Korrik 2020, 12:58| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 13:00

  • Share

Tre shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë sjellë sot në Shqipëri falë bashkpunimit mes Interpol Tirana dhe homologët e tyre në Greqi dhe Itali.

Më konkretisht u bë i mundur ekstradimi nga Greqia i Altin Gjergjit, 37 vjeç, banues në Pukë dhe i dënuar nga gjykata e këtij qyteti me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Një tjetër shtetas, Renato Rama, 26 vjeç dhe banues në Tepelenë, është ekstraduar nga Greqia pasi është dënuar nga gjykata e Gjirokastrës me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Ndërkohë nga Italia është esktraduar Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?