Të dënuar për drogë e prostitucion, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të fortëve të Vlorës

10 Shtator 2020, 13:50
  • Share

Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur ditën e  sotme në Vlorë, ku i kërkon deklarimin e  pasurisë 3 persona të dënuar më parë për prostituon dhe trafikim të lëndëve narkotike.

OFL i ka nisur formularin me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Elton Bushi alias Adriatik Canaj, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Vasil (Agim) Çobo, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Klodjan Llanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?