Të dënuar për prodhim dhe trafik narkotikësh, OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 2 shkodranëve

11 Dhjetor 2020, 14:33| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 14:34

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit ka piketuar 2 persona nga Shkodra të cilët duhet të deklarojnë pasurinë e tyre.

Ata u kanë dërguar formularin e deklarimit të pasurive Bari Delajt dhe Taulant Shkëmbit, të 2 banues në Shkodër për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?