Të dënuar për trafik droge e prostitucion në Itali, OFL u dërgon formularin e pasurisë 4 personave

4 Shtator 2020, 13:28| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 13:51

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi ditën e sotme (4 shtator) formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave të dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe prostitucion në vende të huaja.

Bëhet fjalë për Latif Gurguri, Mikel Hyka të dënuar për trafik droge në Itali dhe Zvicër si dhe për Klodian Thomaj e Arben Shehaj të dënuar për drogë dhe prostitucion në Itali.

"Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Latif Gurguri banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Mikel Hyka  banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Klodian Thomaj  banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Arben Shehaj banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special" - njoftoi policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?